Nitaj: Qeveria ta caktojë shumën e shtesave për fëmijë

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka propozuar që të miratohet rezoluta e propozuar për shtesa për fëmijët.

Ai tha se e kanë konsultuar qeverinë e kryeministrin dhe prandaj edhe e kanë nxjerr në Kuvend në rezolutë të tillë.

“Është mirë me miratu rezolutën pa e specifiku se cila do të jetë lartësia e të ardhurave për kokë të fëmijëve në shtesat e tyre dhe këtë ta lejmë në diskrecionin e qeverisë e cila do ta harmonizoj në përputhje me kapacitetet financiare që ka”, përfundoi Nitaj.