NISMA thotë se në Prishtinë iu bashkuan 880 anëtarë të rinj

Partia që udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se shumë anëtarë të rinj nga Prishtina i janë bashkuar kësaj partie.

Në një postim në “Facebook”, Nisma ka thënë se 880 anëtarë të rinj nga sot janë me këtë parti.

Disa prej anëtarësimeve të reja, sipas kësaj partie, vijnë nga nëndegët në Arbëri, Bardhosh, Barilevë, Dardani, Dodonë, Lakrishtë, Bregu i Diellit, Kodra e Trimave, Kolovicë, Qendër, Llukar dhe disa nëndegë të tjera të Nismës Socialdemokrate.

Tubimi madhështor i degës së Nismës në Prishtinë nëpërmjet fotografive, ku aderuan 880 anëtarë të rinj!

Publiée par NISMA Socialdemokrate sur Lundi 24 juin 2019

www.kallxo.com