Bilall Sherifi - Foto: Atdhe Mulla

Nisma pro formimit të komisionit për themelimin e Tribunalin Ndërkombëtar

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se partia e tij në parim e mbështet formimin e komisionit për Tribunalin Ndërkombëtar.

“Kemi dilema sa i përket Tribunalit sepse kam frikë që duke e prit tribunalin mund të shkojnë vite e dekada, nëse këto prova ia dërgojmë prokurorisë dhe gjykatave vendore, ato më shpejtë përmes amendamentit të ligjit të ri që rastet të gjykohen në mungesë, të akuzuarit do të kemi mundësi të dënohen”, tha Sherifi duke shtuar se në parim do ta mbështesin.

“Mendoj që ka hapësirë për t’u krijuar një komision që së bashku t’i shohim mënyrat më të mira se si qëllimin e mirë ta bashkëngjisim me formën dhe mekanizmat me të duhur. Në parim e mbështesim për mekanizimin që duhet të formohet por shpresoj që ka për qëllim të nxisë grumbullimin e provave dhe pastaj sistemi I drejtësisë t’i gjykojë”, tha Sherifi.

Deputeti megjithatë kërkoi që të votohet rezoluta pastaj të ndryshohet nëse ka nevojë.

“Le të ecim para ta miratojmë rezolutën si bazë pastaj mund të marrim shumë dokumente tjera dhe nëse një ligj të kryer“, tha Sherifi.