Mytaher Haskuka dhe Skender Susuri. FOTO: KALLXO.com

Nisma ndërron Drejtorin e Arsimit në Prizren

Skender Susuri nuk do të jetë me në krye të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren.

Kështu njoftoi sot Kryetari i kësaj Komune, Mytaher Haskuka. Ai ka thënë se largimi i Susurit ishte kërkesë e subjektit Nisma Socialdemokrate me të cilën ata janë në koalicion.

Vetë Susuri tha se partia e tij nuk po e përkrah.Ai ka thënë se ka pasur presion lidhur me konkurse për punë në sektorin që e udhëheq.

“Ka tash e 1 muaj që nuk e kam mbështetjën e subjektit Nisma, ashtu që koalicioni ka me vazhdu ndërsa unë do të tërhiqemKam deklaruar se nëse Skender Susuri dështon atëherë do të jetë konkursi, sepse e kam ditë që konkurset janë sfida më të mëdha.  Presioni është i madh për konkurse, dhe nevoja e punës  është e madhe. Subjekti im ma ka kërkuar dorëheqjen, sepse më nuk po besojnë në mua”, tha Susuri.

Ai shtoi se presioni i ka ardhur nga familjarë e shoqëri për punësim.

“Nuk kam pasur presione apo kërkesa nga subjekti, por mënyra e konkurseve dhe kandidatët kanë gjetur forma të ndryshme nëpërmjet familjarëve shoqërisë apo forma të ndryshme për të mi  adresuar kërkesat për punësim”, tha ai.

Në konferencë u njoftua se drejtor i ri do të jetë Gani Gërmizaj.