Nga zgjedhjet e mëhershme | Foto: KALLXO.com

Nisma e AKR Bashkë në Drenas

Kandidati Isa Xhemajlaj nga subjekti politik Nisma do të mbështetet edhe nga Aleanca Kosova e Re në garën për të parin e Drenasit.

E mbështetja pritet të fillojë pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion Nisma-AKR që pritet të bëhet sot në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se Nisma dhe AKR sot do të bëjnë nënshkrimin e koalicionit për zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit. Nënshkrimi i këtij koalicioni do të bëhet nga Isa Xhemajlaj, kandidat i Nismës për kryetar të Drenasit dhe Elmi Thaçi dhe kandidat i AKR-së për kryetar të Drenasit,” thuhet në njoftimin për media të Nismës.

Kandidati i AKR-së Elmi Thaçi në zgjedhjet e së dielës mori 1589 vota, ose besimin e 7.62 për qind të atyre që dolën në zgjedhje për kryetar.

Sipas këtij njoftimi, të pranishëm gjatë nënshkrimit të këtij koalicioni do të jenë edhe kryetari i Nismës Fatmir Limaj dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Kandidati Isa Xhemajlaj do të jetë në balotazhin për kryetar të Drenasit me kandidatin e PDK-së Ramiz Lladrovci më 18 dhjetor 2016.

Fushata zgjedhore e balotazhit fillon më 12 dhe përfundon më 16 dhjetor.

Në zgjedhjet e 4 dhjetori Lladrovci mori 9 mijë e 458 vota, ndërsa Xhemajlaj 5 mijë e 462.

http://kallxo.com/kqz-ja-del-rezultatet-perfundimtare-per-drenasin/

Në këto zgjedhje kishin votuar 21 mijë e 318 votues ose 40.55%. Ndërsa të drejtë vote kanë pasur 52 mijë e 569 votues.

KALLXO.com e monitoroi votimin duke evidentuar disa parregullsi në ditën e zgjedhjeve.

http://kallxo.com/kallxo-com-veren-parregullsi-ne-zgjedhjet-ne-drenas/

BIRN dhe Internews Kosova ishin organizatat e vetme që dorëzuan ankesa në panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me parregullsitë e ditës së zgjedhjeve.

http://kallxo.com/vetem-birn-dhe-internews-kosova-ankohen-per-zgjedhjet-ne-drenas/