NISMA dhe Komuna e Deçanit reagojnë pas deklaratës së Apostolovës për Manastirin e Deçanit

Nisma Socialdemokrate, dega në Deçan, ka reaguar duke u shprehur kundër zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 19 maj 2016, në lidhje me pretendimet e Manastirit të Deçanit ndaj pronave private dhe shoqërore të ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.

Sipas NISMA-s, vendimi i Gjykatës është i bazuar në vendimet e kohës së masave të dhunshme në vitet 1990-1999,  vendime këto që bota demokratike i ka shpallur null (shih vendimin e UNMIK-ut), dhe që sipas tyre, kjo Gjykatë ka shkelur rendë aktin me të lartë juridik ngase ka legalizuar vendimet e kohës së Millosheviqit.

Në reagimin e tyre, kjo parti thekson se zgjidhja e vetme e kësaj çështje është kthimi në pronësi të Komunës së Deçanit të pronave dhe ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, të cilat duhet të i shpallë asete kombëtare Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Çdo tentimi i faktorit politik ndërkombëtar në Kosovë, për të interferuar në zbatimin e një vendimi anti-kushtetuese dhe diskriminues për qytetarët e Komunës së Deçanit, është i pa-pranueshëm dhe i dëmshëm për interesin e përgjithshëm të qytetarëve tone”, thuhet në njoftimin e NISMA- së dega në Deçan.

Ky reagim ka ardhur një ditë pasi që shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka reaguar rreth moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mosmarrëveshjen e tokës në Deçan.

Ajo përmes një publikimi në llogarinë e saj, ka bërë thirrje që ky vendim të fillojë zbatimin pa vonesa të mëtejme për shkak se është vendimi i autoritetit më të lartë në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Komuna e Deçanit, ndaj kërkesës se Apostoloves, duke kërkuar që Kushtetuesja ta kthejë në rishqyrtim rastin.

Ky është postimi i plotë i Komunës së Deçanit në ‘Facebook’:

Lidhur me Kërkesën e Apostolloves për vendimin e gjykatës kushtetuese dhe kërkesa e saje për zbatimin e këtij vendimi

Edhe një herë , për hir të sqarimit të opinionit publik dhe institucioneve vendore dhe ndërkombëtare po mundohemi të japim argumentet e nevojshme pse nuk zbatohet vendimi i gjykatës kushtetuese të vitit 2016

Së pari : Para se të nxirët vendimi i gjykatës kushtetuese në vitin 2016 e shoh të domosdoshme të sqaroi historikun e këtij kontesti i filluar në vitin 1992 vit ky kur Deçani kishte 6 njerëz të vrare ne demonstrata nga pushteti i athershëm serb , kishte qindra të plagosur dhe qindra e qindra të burgosur në demonstrata të organizuara para kësaj kohe qindra nxënës të helmuar dhe në at kohë punëtoret e ndërmarrjes hoteliere ,,Iliria ’’ishin të larguar dhunshëm nga puna .Pikërisht në ketë kohë kur qytetaret shqiptar nuk kishin as një të drejtë ndërmarrja e dhunshme Hoteliere ,,Slloga’’ i bën dhuratë Manastirit 12 hektar tokë pronë e hotelit ,,Iliria’’ .Vlerësojmë se mbi bazën e këtyre argumenteve të lart cekura personeli i Manastirit ka gabuar rend duke pranuar ketë dhuratë ( Poklon)

Së dyti: Kontesti vazhdon gjer në vitin 1997 periudhë e mbushur më tmerr për shqiptaret një aparthied klasik mbi popullatën e Deçanit të ushtruar nga shteti serb dhe pikërisht në fund të vitit 1997 me propozimin e qeveris se Serbisë parlament i Serbisë nxjerr vendim për dhuratën edhe të pronës se Bletarisë(Apiko ) prej 12 hektarëve duke ja dhuruar Manastirit të Deçanit 24 hektar tokë, edhe në ketë rast personeli i Manastirit ka gabuar rënd duke pranuar këtë dhuratë.

Së treti: Edhe pse gjer në Qershor të vitit 1999 ishte instaluar administrata e dhunshme serbe e cila bëri gjenocid mbi këtë popull administrata e cila aplikoi projektin e tokës së djegur , vrasjeve, dhunimeve masakrave . Po e njëjta nuk pranoi që ketë pronë ta bart mbi manastirin e Deçanit .Sepse një veprim i tillë ndalohej nga Ligji Federativ për Qarkullimin e Pronës se Ndërmarrjeve Shoqërore

Së katërti: Kontesti i filluar në vitin 1999 ku punëtoret e dy ndërmarrjeve shkojnë ti qasen edhe Hotelit edhe Bletarisë nuk lejohen që të hyn brenda këtyre objekteve të cilat i kishin ndërtuar me mundin dhe djersen e tyre .Kontesti fillon në gjykatën komunale te Deçanit ne vitin 2000 dhe zgjat deri ne vitin 2016 , pikërisht më 19 maj kur Gjykata Kushtetuese nxjerr vendimin më paradoksal të mundshëm. Gjate gjithë kësaj periudhe kohore komuna e Deçanit nuk njihet si palë ne proceduar kurse dy ndërmarrje,, Apiko’’ dhe ,,Iliria’’ përfaqësohen nga zyrtari Ligjor i AKM-së Ernes Copke i cili gjatë ter procedurave ne vend që të përfaqësoi dhe mbroj interesin e punëtorëve dhe ndërmarrjeve , del në mbrojtje të vendimeve të pa drejta të vitit 1992 dhe1997.

Së pesti: Edhe pse jemi të vetëdijshëm për pasojat e mos zbatimit të vendimit nxjerrë nga Gjykatës Kushtetuese jemi shumë të vendosur në mos zbatimin e tije sepse vlerësojmë që është një goditje për zhvillimin ekonomik të komunës së Deçanit , vendim i cili po e vranë shpresën e qytetarë të komunës së Deçanit që në ketë vend mund të jetohet me një standard më të lart ekonomik duke shfrytëzuar resurset dhe potencialet qe ka Deçani.

Se gjashti : Dy janë rrugët e mbylljes së këtij kontesti qe Gjykata Kushtetuese ta kthej në rishqyrtim rastin ndërsa zgjidhja e dytë është që komuna e Deçanit dhe manastiri i Deçanit ta zgjidhin më mirëkuptim këtë kontest.