Nisin sot ligjëratat në kuadër të Festivalit të Arkitekturës  

Nga sot fillon programi publik i ‘Kosovo Architecture Festival’ 2019 në Kino ARMATA.

Ky program do të zgjasë deri më 6 korrik.

Programi i ligjëratave fillon me shfaqjen e serisë dokumentare ‘Slumbering Concrete’, e cila flet për arkitekturën moderne në Kroaci dhe regjionet e ish-Jugosllavisë – rajonit të njohur për një numër të madh hapësirash të braktisura dhe të shkatërruara nga shekulli XX të cilat kanë rëndësi të jashtëzakonshme arkitektonike.

Ndërsa prej orës 20:00, mbahet ligjërata e Jessica Bizzoni, artistes italiane të përkushtuar për mjedisin e ndërtuar, teknologjinë dhe përdorimin e hapësirës që pasqyron sjelljet bashkëkohore të jetës së përditshme.

Praktika e saj multi-disiplinore vjen nga një proces sistematik i hulumtimit, me një frymë për eksperimentimin intuitiv në formë ekspresive.

KAF është ngjarja më e madh e arkitekturës në Kosovë dhe është i bashkëorganizuar nga Kosovo Architecture Foundation dhe Future Architecture Platform.

Programi:
E enjte, 4 korrik
19:00h
“Slumbering Concrete” Part I
20:00h
Jessica Bizzoni
21:00h
“Slumbering Concrete” Part II

E premte, 5 korrik
20:00h
Celine Baumann
21:00h
Dean Lah

E shtunë, 6 korrik
20:00h
Jeffrey Shumaker
21:00h
Marcus Fairs