Ilustrim

Nisin hetimet për çmimin e naftës

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka filluar sot hetimin në tregun e derivateve të naftës nën dyshimet se ka marrëveshje për ngritje të çmimit.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i këtij autoriteti, Valon Prestreshi.

Sipas tij, divizioni anti-kartel i këtij institucioni i ka marrë instruksionet e duhura për hetimin e tregut të derivateve.

“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës edhe në të kaluarën ka qenë duke e monitoruar tregun e derivateve të naftës si pjesë e Agjendës për Reforma Evropiane, dhe konkluzionet e veta i’a ka dërguar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, këtë raport mund ta gjeni ne ëebfaqe të AKK-së.”, ka shkruar Prestreshi në Facebook.

Autoriteti Kosovar i Konkurrences Foto: FB