Nis sot Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2018

Panairi Vjeshtor i Librit organizohet për herë të parë nga Kolegji AAB nga data 04 deri më 07 tetor 2018, në ambientet e këtij kolegji në Prishtinë.

Pjesëmarrëse të edicionit të parë pritet të jenë rreth 50 shtëpi botuese me botimet e tyre, ndërsa programit të Panairit nuk do t’ i mungojnë edhe promovimet, ngjarjet artistike dhe aktivitete të tjera.

Panairi do të jetë i hapur nga sot e deri më 7 tetor, çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

Për të gjithë vizitorët e panairit, transporti do të jetë falas nga qyteti i Prishtinës në Kolegjin AAB dhe anasjelltas!