Nis sot në Prishtine edicioni i  7-të i festivalit ‘FemArt’

Organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet , “Artpolis” nis sot në Prishtinë edicioni i shtatë i festivalit “FemArt”, një festival rajonal për artistë.

Festivali hapet në mbrëmje në ora 20:00 me ekspozitën “Bëhu fytyra ime”, të  Eliza Hoxha, dhe më pastaj me performancën “Pas asaj…” me artistet Agnesë Nokshiqi dhe Mjellma Goranci, për t’u zhvendosur më pas në Teatrin ODA,  ku do të mbahet koncert, përmbyllës i natës së sotme të këtij festivali.

Festivali mbahet ne moton ‘Me Liri kundër Marres’ duke i inkurajuar gratë të marrin pronësinë mbi jetët e tyre dhe në vendim-marrje, duke promovuar një jetë pa paragjykime e gjykime.

Festivali “Femart” është pjesë e iniciativës së 20 aktiviteteve për përkujtimin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës, organizuar në bashkëpunim me komunën e Prishtinës.

Festivali mbahet deri më 16 qershor 2019 me pjesëmarrje të artisteve të njohura nga vendi dhe bota.