Nis sot në Prishtinë edicioni i 21-të i Panairit të Librit

Sot (5 qershor 2019) në mesditë nis edicioni i 21-të i Panairit të Librit “Prishtina 2019” me pjesëmarrjen e botuesve shqiptarë nga Kosova,  Shqipëria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Maqedonia dhe nga Diaspora.

Ceremonia zyrtare e hapjes së këtij panairi do të mbahet në orën 12:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinës, aty edhe ky do të ekspozohen mijëra tituj të shtëpive botuese në kuadër të Panairit “Prishtina 2019”.

Gjatë ditëve sa do të zgjas panairi “Prishtina 2019” pritet të ekspozohet edhe mbi 1500 tituj të rinj nga shtëpisë të ndryshme botues.

Panairi organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës dhe mbahet deri më 9 të këtij muaji.