Kuvendi i Kosovës | Foto: Atdhe Mulla
Nis Seanca Solemne për 10-Vjetorin e Pavarësisë
Në Kuvendin e Kosovës aktualisht po zhvillohet seanca solemne për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Kjo seancë ishte paraparë të mbahej dje, por ishte shtyrë për shkak se shumica e mysafirëve ndërkombëtarë nuk mund të merrnin pjesë, për shkak se ishin pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë të mbajtur në Mynih të Gjermanisë.
Në seancën e sotme, përveç drejtuesve të institucioneve të Kosovës po marrin pjesë edhe shumë personalitete nga vendet mike të Kosovës.
Në konferencën e djeshme kushtuar çështjes së sigurisë ka marrë pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Në fjalën e mbajtur në Konferencën e Mynihut, presidenti Thaçi tha se Kosova ka arritur të shënojë progres në të gjitha drejtimet e mundshme që nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Sipas tij, Kosova është shteti më pro-europian, më pro-amerikan dhe më pro-perëndimor në Ballkan.
Në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqni LIVE seancën e Kuvendit të Kosovës.