Nis seanca pa kuorum

Me gjysmë ore vonesë, Kuvendi i Kosovës nisi seancën, por pa kuorum.

‘Akoma nuk kemi kuorum për t’i votuar pikat e mbetura nga dje, por po vazhdojmë me seancën’, tha kryesuesi, Xhavit Haliti.

Më pas ai rekomandoi që të vazhdohet me debatin parlamentar, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me të gjeturat e raportit të komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, por edhe kjo u shty me kërkesë të VV-së.

‘Momentalisht kryetari i grupit parlamentar [Glauk Konjufca] nuk është këtu dhe do të ishte mirë me shty këtë pikë, ngasi ai nuk mundet me ardhë edhe për ni kohë’, tha deputeti i kësaj partie, Sami Kurteshi.

Më pas, kryesuesi vendosi që për disa minuta të presë shefin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Seanca e sotme është vazhdim i seancës plenare të nisur të hënën