Hapja e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Reçan të Suharekës, Foto: Komuna e Suharekës

Nis Punën Qendra e Mjekësisë Familjare në Reçan

Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Reçan të Suharekës sot ka filluar punën me një mjek të përhershëm dhe një infermiere që do të jenë vazhdimisht në punë.

Hapjen e kësaj pike shëndetësore e ka përshëndetur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Sale Bytyçi, kanë vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në Reçan.

Kryetari Muharremaj, nga stafi punues në këtë Qendër, ka kërkuar të respektohet orari i punës, të mbahet pastërti e duhur, të respektohen pacientët dhe atyre t’u ofrohen shërbime sa më adekuate.

Banorët e fshatit Reçan dhe fshatrave përreth Reçanit, si dhe ata të rrugës “Xhavit Sylaj”, nga sot i kanë më afër shërbimet mjekësore dhe nuk kanë nevojë më të udhëtojnë deri në Qendrën e Mjekësisë Familjare të qytetit.