Peticioni për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale | Fo5to: KALLXO.com
Nis Peticioni që Kërkon Ndryshimin e Ligjit për Specialen
Organizatat e dala nga lufta sot e kanë nisur peticion me të cilin e kërkojnë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Në arsyetimin për peticionin thuhet se ai është organizuar “për çështje diskrimuese ndaj Kosovës”.
Ndërkaq, deklaratat e përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta janë edhe më të ashpra se arsyetimi në letër.
Nasim Haradinaj, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, tha se dëshira e organizatave të dala nga lufta është që gjykata të mos formohej fare.
“Ne nuk i frikohemi drejtësisë, askush nuk i frikohet drejtësisë, por kërkojmë që të abrogohet komplet Ligji për Dhomat Speciale; ose- ose të paktën të ndryshohet”, tha Haradinaj.
Ai e etiketoi Gjykatën Speciale si “fashiste”.
Ngjashëm u shpreh edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, i cili tha se është kundër Gjykatës Speciale.
Jashari Gjykatën Speciale e vlerësoi kundërkushtetuese.
“Po krijohet një gjykatë kinse, me pretendime se, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtarët e saj kanë bërë krime”, tha Jashari.
Ky i fundit e quajti Gjykatë Speciale si “fyese” për familjet e dëshmorëve dhe të të pagjeturve.
Në nisjen e peticionit mori pjesë edhe Jahir Bejta, nga shoqata për kompensimin e dëmeve të luftës “Ngritja e Zërit”.
Këtë peticion organizatat e kishin paralajmëruar disa ditë më parë.
http://kallxo.com/veteranet-peticion-per-ndryshimin-e-ligjit-per-gjykaten-speciale/
Përfaqësues të Gjykatës Speciale vazhdimisht kanë thënë se ajo nuk do të merret me UÇK-në por me individë që mund të kenë kryer krime.
http://kallxo.com/trendafilova-gjykata-speciale-ndjek-individet-e-jo-organizatat/