Kërkimi për varrezë masive

Nis Kërkimi për Varrezë Masive te ish-Xhamia e Ibrit

Rreth orës 10 e 30 nisën gërmimet për varrezë masive te ish-Xhamia e Ibrit në Mitrovicën Veriore.

Të pranishëm gjatë nisjes së kërkimit për eshtra të të vrarëve gjatë luftës së viteve 1998-1999 janë kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, përfaqësues të EULEX-it përfaqësues të komisioneve për të pagjeturit të Kosovës e Serbisë dhe ata të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

EULEX-i ka lëshuar urdhëresë për kontrollin e këtij lokacioni që nga viti 2010, me dyshimin se ka mbetje mortore të atyre që pësuan gjatë luftës.

Për arsye politike e teknike gërmimet në këtë lokacion nuk kishin mundur të nisnin deri tash, edhe pse ka dëshmitarë okularë shqiptarë që pretendojnë se aty mund të ketë të varrosur në luftën e viteve 1998-1999.

image-0-02-05-dc8142aea92218e4da3fca6c62e7f55f30e4cf52d5392d085dc15bf53c476fa2-V

image-0-02-05-d57d019cdd288a2d7c19b8921b0411531d5627c2e80a4306751ceebc3001dba5-V (1)

http://kallxo.com/germimet-per-varreze-masive-ne-veri-anulohen-per-shkaqe-sigurie/

Paralajmërimin e fillimit të këtyre punimeve për sot, KALLXO.com e raportoi edhe dje.

http://kallxo.com/neser-fillojne-germimet-per-varreze-masive-te-ish-xhamia-e-ibrit/

Xhamia e Ibrit që ndodhej në breg të këtij lumi në anën veriore ishte rrënuar gjatë luftës, ndërsa Bashkësia Islame ka treguar se dëshiron që ajo të rindërtohet.

http://kallxo.com/ternava-e-bahtiri-vizitojne-vendin-e-xhamise-se-ibrit/

Vitin e kaluar u kërkua për varreza masive edhe pranë kishës ortodokse në kompleksin universitar, por aty nuk u gjet asgjë.

http://kallxo.com/germimi-per-varreze-masive-ne-prishtine-streson-familjaret/

Redaktoi: Bekim Muhaxheri