Nga seanca e sotme në gjykatën e Skënderajt.

Nis Gjykimi i Rastit të Cilit iu Ndërruan 6 Gjyqtarë

Gjykatësi i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, dega në Skënderaj, Hajrullah Oruqi ka nisur shqyrtimin e rastit të njohur si “Market Florenti” duke u bërë kështu është gjyqtari i gjashtë më radhë i këtij procesi.

Kolegët e Oruqit në Mitrovicë ishin tërhequr nga rasti dhe tash ky rast është bartuar në Skenderaj.

Nexhat Kastrati nga Mitrovica e ka paditur Kasim Beqiri, pronarin e marketit në Mitrovicë për kompenzim dëmi dhe pagesën e qirasë.

Kastrati që nga 30 maji 2012 është poronar i lokali në sheshin “Agim Hajrizi” në Mitrovicë të cilin e kishte privatizuar nga shteti, mirëpo sot e asaj dite ai nuk po mund ta shfrytëzojë atë pasi që për shkak se ai po përdoret për market nga Kasim Beqiri.

Kastrati e ka paditur Beqirin duke kërkuar pagesën e qirasë dhe kompensimin e dëmit që ai pretendon se i është shkaktuar.

Ai e kishte fituar rastin në Gjykatën Themelore të Mitrovicës  dhe tash lënda gjendet në Gjykatën e Apelit.

Albana Kelmendi, avokate e Nexhat Krasniqit, tha se i qëndrojnë komplet padisë ashtu siç e kanë dorzuar.

“Pasi që edhe Gjykata Themelore e ka vërtetuar së klienti imë është pronar i atij lokali, ne tash me padi kërkojmë që të bëhet kompensimi i dëmit dhe pagesat e qirasë nga data kur klienti im është bërë blerës legjititim nga shteti”, theksoi Kelmendi.

Por Osman Haliti, avokat i Kasim Beqirit, e kundërshtoi padinë gjatë seancës.

“Unë fillimisht e kundërshtoj padinë sepse  nuk jam i kompletuar me të gjitha shkresat e lëndës që lidhen më këtë rast, gjithashtu as me shkresat e rasteve tjera që kanë kaluar në gjykatat më të larta”, tha Osmani.

“Drejtësia në Kosovë” ka realizuar një hulumtim rreth këtij rasti qysh në vitin 2012.

Seanca e radhës është caktuar më 22 shkurt të këtij viti.