Foto: Atdhe Mulla
Nis Fushata për Balotazh në 19 Komuna
Sot zyrtarisht ka nisur fushata elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 19 nëntor.
Fushata për balotazhin do të zgjasë pesë ditë dhe pritet të zhvillohet në 19 komuna në të cilat kandidatët për kryetarë komunash do të shpalosin programin e tyre qeverisës.
Në komunën e Parteshit zgjedhjet do të zhvillohen për asamblistë, pas vendimit të KQZ-së i cili ka konstatuar parregullsi të mëdha që kanë ndikuar në procesin e votimit të 22 tetorit.
Në balotazhin e së dielës, garojnë këta Kandidatë:
Prishtinë Arban Abrashi nga LDK-ja dhe Shpend Ahmeti nga Vetëvendosja
Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa Gjakovë dhe Ardian Gjini nga AAK-ja
Gjilan Lutfi Haziri nga LDK-ja dhe Sami Kurteshi nga Vetëvendosje
Dragash Selim Kryeziu nga LDK-ja dhe Shaban Shabani nga PDK-ja
Istog Haki Rugova nga LDK-ja dhe Gani Dreshaj nga AAK-ja
Kaçanik Besim Ilazi nga PDK-ja dhe Basri Kodra nga VV
Klinë Sali Bashota nga PDK dhe Zenun Elezaj nga AAK
Kamenicë Shaip Surdulli nga LDK-ja dhe Qëndron Kastrati nga Vetëvendosja
Mitrovicë e Jugut Agim Bahtiri nga AKR-ja dhe Valdete Idrizi nga PDK-ja
Obiliq Xhafer Gashi i AAK-së dhe Mehmet Krasniqi i LDK-së
Rahovec Idriz Vehapi nga PDK-ja dhe Smajl Latifi nga AAK-ja
Podujevë Agim Veliu nga LDK-ja dhe Ajet Potera nga Vetëvendosje
Prizren Shaqir Totaj nga PDK-ja dhe Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje
Shtime Naim Ismajli i PDK-së dhe Fatmir Rashiti – kandidat i pavarur
Suharekë Sali Asllanaj nga LDK dhe Bali Muahrremaj i AAK-së
Ferizaj Muharrem Svarqa nga LDK dhe Agim Aliu nga PDK
Vushtrri Ferit Idrizi nga PDK dhe Xhafer Tahiri nga LDK
Kllokot Strahinja Spaciq dhe Bozidar Dejanoviq
Malishevë Ragip Begaj nga Nisma dhe Mursel Gashi nga PDK-ja