Nis fushata e re promovuese për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha së bashku me Ramush Haradinaj, Kryeministër, Znj. Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së dhe Z. Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë, do të bëjnë promovimin e fazës së re të Fushatës për Liberalizimin e vizave.

Promovimi do të bëhet në Prishtinë, në Swis Diamond duke filluar nga ora 10.