Nipi Vret Aksidentalisht Xhaxhain

Sipas njoftimit të policisë, dje rreth orës 16:15 në rrugën “Kukësi” në Prizren, policia ka marrë informatë në lidhje me disa të shtëna armësh nga të cilat një person kishte marrë plagë të cilave nuk mundi t’u mbijetojë.

Sipas hetueseve, bëhet fjalë për dy vëllezër e një nip, të cilët kishin dalë në livadhin afër shtëpisë për të gjuajtur në ajër, por nga pakujdesia e tyre pësoi njëri nga vëllezërit.

“Sipas hetuesve rajonalë dhe krim teknikëve që kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes në prani të kryeprokurorit dhe prokurorit të rastit është bërë e ditur se dy vëllezër dhe nipi (djali i vëllait) i tyre kishin dalë në një livadh afër shtëpisë së tyre për të shtjer me armë zjarri dhe me vete kishin marrë dy pistoleta. Gjatë manipulimit të pasigurt, dyshohet se i dyshuari E. Sh. (1996), nga pakujdesia e ka shkrehur një plumb në drejtim të xhaxhait të tij i cili rezultoi të ishte fatal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar dy pistoleta, 14 fishekë, tri gëzhoja dhe pas bastisjes së shtëpisë së personave të dyshuar është sekuestruar edhe një pushkë gjahu.

Policia më tutje ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi ndërsa i dyshuari është ndalur në masën e arrestit policor.

Gjatë ditës së djeshme, në Mitrovicë ka pasur një vrasje tjetër ndërsa në Gjakovë një tentim vrasje.

KALLXO.com ka raportuar për të dy rastet.

http://kallxo.com/vritet-nje-person-ne-mitrovice/

http://kallxo.com/nje-arrestuar-per-vrasjen-ne-mitrovice/

http://kallxo.com/plagosje-ne-gjakove/