FOTO: Ilustrim

Nipi rrah xhaxhain për tokë

Xhaxhai e ka lajmëruar policinë se është sulmuar nga nipi i tij.

Policia gjatë ditës së sotme ka sqaruar se dje rreth orës 18 në Graçanicë, një person ka lajmëruar se është sulmuar nga nipi i tij pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor.

Xhaxhai ka pranuar tretman mjekësor ndërsa nipi është arrestuar nga policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i rastit ku me urdhër të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje.