Nipi i Enver Hoxhës i dënuar për kokainë del nga burgu

Ermal Hoxha, nipi i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha është liruar nga burgu.

Ermal Hoxha ishte dënuar për trafik droge pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Hoxhës i kishte mbetur dhe 1 vit 6 muaj burg për të mbajtur, por ka fituar lirinë me kusht. Sipas mediave shqiptare, Hoxha ka lënë qelitë e burgut të Fierit më 13 shtator.

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipë risë me 10 vite burgim, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’.

Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim. Në Xibrakë ishte zbuluar një laborator i sofistikuar përpunimi kokaine e lajmi bëri bujë në atë kohë. Ky ishte një prej operacioneve më të rëndësishme të zhvilluara nga policia në këto vitet e fundit, raporton portali ballkanweb.