Ngrohtë, por mundësi edhe për stuhi

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, pasdite ka mundësi të ketë stuhi vende-vende.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga 10 deri në 16 gradë Celsius, kurse më e larta e ditës nga 24 në 29 gradë.

Në pjesën më të madhe të vendit, dita do të jetë kryesisht me diell, me re lokale dhe me reshje të mundshme e stuhi afatshkurtëra./21Media