Ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese - Foto: KALLXO.com

“Ngritja e Zërit” dorëzon në Kushtetuese dosjet e padive për kompensimin e dëmeve të luftës

Shoqata “Ngritja e Zërit” i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese ku ka bërë dorëzimin e dosjeve-lëndëve të radhës rreth vlerësimit te kushtetutshmërisë se aktit juridik te Gjykatës Supreme te Kosovës, me rastin e refuzimit te padive për kompensimin dëmeve te luftës.

Kryetari i shoqatës, Jahir Bejta ka deklaruar se viktimat e luftës nuk janë duke u përfillur nga institucionet vendore.

“Përpos dorëzimit të dosjeve në Gjykatën Kushtetuese, sot jemi këtu më moton “Drejtësi për viktimat dhe në agjendën Drejtësia 2011 të futet si çështje me prioritet zhbllokimi i gjyqësorit vendor për t’i shqyrtuar lëndët e viktimave të drejtësisë  Nga Kushtetuesja kërkojmë ta mbrojmë Kushtetutën, për arsye se përmes saj, me konventat, marrëveshjet dhe principet ndërkombëtare, janë shumë mirë të mbrojtura dhe të garantuara liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”, tha ai.

Shoqata “Ngritja e Zërit”, ka kërkuar që në Kosovë të bëhet “zhbllokimi” i gjykatave vendore.

“Kërkojmë nga gjykatat themelore dhe Gjykata Kushtetuese që në vazhdimësi ta ndërpresin fyerjen, sharjen e viktimave duke i udhëzuar me aktet e tyre juridike që drejtësinë ta kërkojnë në gjykatat e Beogradit, në gjykata e shtetit shfarosës, i cili vrau, dhunoi për së vdekuri e për së gjalli.  Kërkojmë që nga agjenda “Drejtësia 2020 që Ministria e Drejtësisë ta fusin si çështje me prioritet zhbllokimin i. gjykatave vendore”, tha ai.