Ngritet aktakuzë ndaj Pjetër Nrecajt për vrasjen e gruas dhe vajzës

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Pjetër Nrecajt për shkak të veprës penale vrasje e rëndë si dhe për veprën tjetër mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Prokuroria me anë të një njoftimi ka thënë se i akuzuari më 7 gusht në shtëpinë e familjes së  viktimës, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij V.N, dhe vajzën e tij K.N.

“I akuzuari P.N ka shkuar në shtëpinë e vëllezërve të viktimës i armatosur, ku ka qëlluar më pushkën automatike në drejtim të shtëpisë, si dhe, ka qëlluar me armë bashkëshorten dhe vajzën e tij, të njëjtat nga plagët e marra kanë ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.