Ngadhnjim Kastrati

Ngadhnjim Kastrati zyrtarisht drejtor i përgjithshëm i RTK-së

Më 19 Prill 2019, Bordi i RTK-së kishte votuar me 6 vota për dhe një kundër për kandidatin Ngadhnjim Kastrati për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm.

Meqenëse, neni 32.3 i ligjit për RTK-në ishte i paqartë rreth asaj se çka konsiderohen 2/3 e votave të anëtarëve për zgjedhjen e drejtorit.

Bordi i RTK-së kërkoi interpretim ligjor për këtë çështje.

Pas marrjes së interpretimit ligjor, i cili e qartëson nenin 32.3 të ligjit për RTK-në, Bordi sot konstatoi se Ngadhnjim Kastrati është zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm për një mandat 3 vjeçar.