Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Ngacmoi motrat e nderit, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Graçanicë për ngacmim.

Përfaqësuesi i manastirit të Graçanicës, ka raportuar në polici se i dyshuari i cili dyshohet se është me të meta mentale, disa herë kishte hyrë në oborrin e manastirit dhe kishte ngacmuar motrat e nderit.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurorit i cili ka udhëzuar që të iniciohet lënda e rastit dhe të hetohet.