Ilustrim

Nga sot kompania 'Pastrimi' nuk largon mbeturinat

Kompania “Pastrimi”, ka njoftuar qytetarët se pas ditës së sotme nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave.

Kjo për arsye te bllokimit te xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës.

“Prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit te mbeturinave”, thuhet në njoftimin e “Pastrimit”.

Kompania “Pastrimi”, ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri ne zgjidhjen e këtij problemi .