Zgjedhjet në Maqedoni - Foto: Rtv21

Nga 74.35% të akumuluara të vendvotimeve kryeson Pendarovski

Sipas rezultateve paraprake të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga përpunimi i 74.35 të vendvotimeve të akumuluara, kandidati për president i koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski, deri më tani ka arritur të marrë 295.970 vota apo 53.68%, ndërsa kandidatja për president nga opozitarja VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, deri tani ka arritur që të marrë 236.046 vota  apo në përqindje 42.81% të votave.

Këto janë rezultatet që i publikon në ueb faqen zyrtare Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve./21Media