Rashit Qalaj, drejtor i Policisë së Kosovës

Nga 1 janari, zyrat për informim në Policinë e Kosovës punojnë deri në mesnatë

Që nga 1 janari i vitit 2019, të gjitha zyrat për informim në Policinë e Kosovës do të punojnë me dy ndërrime.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një konferencë për media.

“Do ta bëjmë atë që kemi thënë, që nga janari sektori i mediave në Policinë e Kosovës do të punojë nga ora 08:00 deri në 24:00”, u shpreh Qalaj.

Ai ka shtuar se ky orar i punës do të bëhet në mënyrë që gazetarët të mund të marrin informata të sakta dhe në kohë.

KALLXO.com ka transpetuar live konferencën e policisë:

LIVEPolicia e Kosovës në konferencë për shtyp

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 3 décembre 2018