Ndërtesa e qeverisë | Foto: Atdhe Mulla

Nexhmije Selimi drejtore në Agjencinë e Akreditimit të MTI-së

Nexhmije Selimi është emëruar drejtore në Agjencinë e Akreditimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Propozimin e Selimit për këtë pozitë e bëri ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar.

“Ka pasur 8 ditë kohë afat për ankesa, por MAP s’ka pasur ankesa. Ministri i Tregtisë ka propozuar Nexhmije Selimin si kandidate për drejtore të Agjencisë se Akredimit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”, tha Yagcilar.

Qeveria pastaj miratoi propozimin e Yagcilarit.

Në listën e ngushtë për këtë pozitë ishin edhe Fisnik Lahu e Milazim Xani.