Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu - Foto: REL/EPA

Netanyahu i Përkushtuar për ta Mbrojtur Izraelin nga Irani

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vendi i tij dëshiron paqe, por do të vazhdojë ta mbrojë veten kundër Iranit.

Këto komente të tij të mbrëmshme janë bërë pas rrëzimit të një aeroplani luftarak izraelit, i cili kthehej nga një mision i bombardimit në pozicionet iraniane në Siri.

Netanyahu tha se për këtë çështje ai ka folur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Ia kam përsëritur atij obligimin dhe të drejtën tonë për ta mbrojtur vetveten kundër sulmeve nga territori i Sirisë”, tha Netanyahu dhe ka shtuar se “jemi pajtuar se koordinimi ndërmjet armatave tona do të vazhdojë”.

Netanyahu ka thënë se kishte biseduar edhe me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson.

http://kallxo.com/kunderajroret-e-sirise-rrezojne-nje-aeroplan-te-izraelit/

Shtetet e Bashkuara “fuqishëm e mbështesin” të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur vetveten, ka thënë më vonë zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert. (REL)