Foto: Qëndron Kastrati/Facebook
Nesër vihet gur themeli i shtëpisë muze të dëshmorit Rexhep Mala
31.7.2019 - 18:22
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se nesër do të vihet gurthemeli i shtëpisë muze të dëshmorit Rexhep Mala në fshatin Hogosht.
Së bashku me kryetarin Kastrati në këtë ceremoni do të jetë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
Vënia e gurit të themelit për shtëpinë muze do të bëhet në orën 14:00.
Kastrati gjithashtu ka prezantuar edhe projektin se si do të duket shtëpia muze e dëshmorit Rexhap Mala pas përfundimit të saj.
“Kështu do të duket shtëpia muze e dëshmorit Rexhep Mala në Hogosht. Nesër bashkë me ministrin Kujtim Gashi do të vendosim gurëthemelin në ora 14:00 në Hogosht”, ka shkruar Kastrati në Facebook.