Nesër varroset Bekim Lumi

Teatri Kombëtar i Kosovës nesër duke filluar nga ora 12:00, do të organizojë homazhe dhe një mbledhje komemorative për aktorin dhe regjisorin, Bekim Lumi.

Lajmin e bëri të ditur, ushtruesi i detyrës së Teatrit Kombëtar, Milot Mustafa, i cili tha se është formuar një Këshill organizativ, i cili ka vendosur që në orën 14:00, të jetë ceremonia e varrimit.

Regjisori dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi, vdiq sot pas një sëmundjeje të rëndë.

Artistët kishin organizuar mbrëmje humanitare artistike për të mbledhur fonde për regjisorin e mirënjohur dhe profesorin e Fakultetit të Arteve, Bekim Lumin./21Media