Nesër shpallet vendimi ndaj ish-drejtorit të Prokurimit në Gjilan

Gjykata e Gjilanit nesër do të shpallë verdiktin ndaj ish-drejtorit të Prokurimit në Komunën e Gjilanit, Salih Kqikut, i cili po gjykohet për dy vepra penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe asgjësim apo fshehje e materialit arkivor.

Sipas  aktakuzës, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, thuhet se gjatë vitit 2014 në Gjilan, i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar, si drejtor i Prokurimit në Komunën e Gjilanit, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie pasurore, ka punësuar dy familjarët e tij ( vajzën dhe mbesën)  dhe në këtë mënyrë ka vendosur një OJQ “Psikoterapeutët në Veprim” në zyrën e arkivit të Drejtorisë së Prokurimit, e cila gjendet te Qendra e Inkubatorit të Biznesit në Gjilan.

https://kallxo.com/gjykimi-ndaj-ish-drejtorit-te-prokurimit-ne-gjilan-drejt-fundit/

Gjithnjë sipas aktakuzës, thuhet se në këtë zyrë kanë qenë të vendosura dosjet e tenderëve e ndër të tjera edhe dosja e tenderit me dy raportet e vlerësimit të aseteve fikse dhe detyrimeve qarkulluese të KRM “Higjiena” në Gjilan, të cilat zyrtarët policorë nuk kanë mundur t’i gjejnë, e të cilat rezultojnë të asgjësuara.

https://kallxo.com/ish-drejtori-i-prokurimit-te-gjilanit-ndihet-i-pafajshem/

www.kallxo.com