Nesër seancë e jashtëzakonshme për kazinot dhe lojërat e fatit

Kuvendi i Kosovës nesër do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar kërkesën e 49 deputëtevë në lidhje me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit.

“Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.   Pas mbledhjes së Kryesisë, në orën 11:00, Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me kërkesën e deputetëve nënshkrues”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sot dy komuna kanë filluar me peticion për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

https://kallxo.com/pas-suharekes-edhe-rahoveci-me-peticion-per-shfuqizimin-e-ligjit-per-lojerat-e-fatit/

https://kallxo.com/vrasja-ne-kazino-suhareka-fillon-peticionin-per-shfuqizimin-e-ligjit-per-lojerat-e-fatit/