Qendra e Studentëve, Prishtinë

Nesër Rezultatet e Pranimit të Studentëve në Konvikte

Nesër Qendra e Studentëve të UP-së pritet të shpallë rezultatet e pranimit të studentëve në konvikte.

Lajmi bëhet i ditur nga një komunikatë e Drejtorisë së Qendrës së Studentëve.

Sipas komunikatës, për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë aplikuar 7157 studentë.

Qendra e Studentëve njofton në komunikatë se ka kapacitete për strehim të 3600 studentëve, ndërsa 5000 mijë studentë mund të ushqehen në mensë.

Qendra bën me dije se pas publikimit të rezultateve, studentët e pakënaqur mund të ankohen më 26 e 27 shtator, ndërsa vendimi për ankesat e tyre do të publikohet një ditë më pas.

Ankesat sipas komunikatës së Qendrës së Studentëve bëhen në sistemin online të qendrës, ose në profilin zyrtar të saj në Facebook.

Vitin e kaluar procesin e përzgjedhjes së studentëve për strehim dhe shujta në mensë e monitoroi KALLXO.com.

Një prej rekomandimeve të KALLXO.com drejt Qendrës së Studentëve për përmirësim të këtij procesi ishte pikërisht aplikimi online i studentëve për ushqim dhe strehim, i cili ka filluar të aplikohet.

Disa nga shkrimet e KALLXO.com për procesin e vjetshëm të pranimit në konvikte e mensë mund t’i lexoni këtu.