Pamje nga një marsh protestues pas vdekjes së Astrit Deharit - Foto: Atdhe Mulla

Nesër Protestë për Astrit Deharin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nesër në kryeqytet do të mbahet një protestë, e organizuar nga qytetarët, ku do të kërkohet drejtësi për Astrit Deharin, aktivistin e Vetëvendosjes, i cili u gjet i vdekur në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Sipas kryetarit të kryeqytetit, në këtë protestë, që do të organizohet në sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 12:00, pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar përfaqësues të mediave, shoqërisë civile, artistë e aktivistë të profileve të ndryshme.

Astrit Dehari u gjet i vdekur më 5 nëntor në qelinë e Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Rrethanat e vdekjes së tij ende nuk janë bërë plotësisht të qarta.

http://kallxo.com/vdes-ne-qender-te-paraburgimit-nje-aktivist-i-vv-se/

Pas procesit të autopsisë, kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se Dehari ka vdekur nga asfiksia.

Ndërkohë, raporti i plotë i autopsisë ende nuk është publikuar.

http://kallxo.com/syle-hoxha-astrit-dehari-ka-vdekur-nga-asfiksia/

Në momentin e vdekjes, Astrit Dehari po mbahej në paraburgim si i dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, sulm që ka ndodhur më 4 gusht të këtij viti.

http://kallxo.com/sulmohet-me-mjet-shperthyes-kuvendi-i-kosoves/

Astrit Dehari është varrosur më 8 nëntor.

http://kallxo.com/varroset-astrit-dehari/

Pas rastit të vdekjes së Deharit në qelinë e burgut në Prizren, në emisionin “Jeta në Kosovë“ është debatuar për sigurinë në burgjet e Kosovës.

Enigmat e Vdekjes së Astrit Deharit