Nesër premiera e baletit ‘Pristine Conditions’

Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq nesër mbrëma, duke filluar nga ora 20:00 premierën e Baletit “Pristine Conditions” me koreografi të Arthur Kuggeleyn.

Shfaqja “Pristine Conditions”, është balet bashkëkohor, i përcjellë me elemente të lëvizjeve abstrakte.

Një konferencë të mbajtur sot për media në prag të premierës së baletit nga BKK-ja, stafi i shfaqjes është shprehur i gatshme për sfidën e nesërme.

Me këtë rast koreografi Arthur Kuggeleyn, ka pohuar se publiku do të shohë një shfaqje mjaft interesante dhe të realizuar në mënyrë profesionale.

“Ndjehem i lumtur që janë këtu për të tretën herë, pres që të ketë interesim dhe njerëzit të vijë për të parë punë që është bërë nga kjo trupë e mrekullueshme”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Ndërkaq u.d.d të BKK-së, Sinan Kajtazi, përveç se “Pristine Conditions” është premiera e dytë për këtë vit nga BKK, ka shprehur zhgënjimin e tij me MKRS, e cila ende nuk ka alokuar mjete financiarë për realizimin e shfaqjes.

Kurse Kreshnik Musolli, balerin në trupën e BKK-së, ka veçuar punë që është bërë deri në finalizimin e shfaqjes duke pohuar balerinë kanë përvetësuar përvoja të reja.

“Është stil i veçantë i tij dhe jo gjithçka është e përgatitur paraprakisht dhe çdo ditë është një zbulim i ri”, ka thënë Musolli.