Nesër përurohet zgjerimi i hyrjes në pikën kufitare të Vërmicës

Ministria e Infrastukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të përurohet zgjerimi i hyrjes në pikën kufitare të Vërmicës.

Në ceremoninë e përurimit të zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë – Shqipëri, në Vërmicë do të marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.

Përurimi do të bëhet në orën 10:30.