Parku i Gërmisë - Foto: Rtv21

Nesër nuk lejohen veturat në Gërmi

Nesër është Dita Ndërkombëtare e Punës, prandaj Policia e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë hartuar një plan veprimi për të evituar bllokadat dhe kolonat e gjata të automjeteve.

Sipas një komunikate nga Policia, ata do të veprojnë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me rrugën kryesore që lidhë qytetin e Prishtinës me parkun e Gërmisë./21Media