Ish-kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj | Foto: KALLXO.com
Nesër nis gjykimi ndaj ish-kryetarit të Suharekës
Në Gjykatën e Prizrenit nesër pritet të nisë gjykimi i Sali Asllanajt, ish- kryetar i Suharekës, dhe dy zyrtarëve të tjerë – Sherif Berishës, në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë dhe Milazim Hajdarit, në cilësinë e drejtorit të ShFMU “Bajram Curri” të Nishorit.
Asllanaj, Berisha e Hajdari sipas aktakuzës së ngritur nga prokurorja Ervehe Gashi e Prokurorisë së Prizrenit akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoriteti zyrtar.
Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Artan Sejrani.
https://kallxo.com/provat-e-prokurorise-per-zyrtarin-e-larte-te-ldk-se/
Në lidhje me këtë rast, Asllanaj ishte deklaruar për KALLXO.com duke theksuar se kjo aktakuzë është e paqëndrueshme, pasi sipas tij Komuna e ka pasur për detyrë të sigurojë transportin e nxënësve të fshatit Nishor.
“Prokuroria e ka hapur këtë rast për një kontratë me një OJQ në lidhje me transportin e nxënësve të fshatit Nishor. Unë mendoj se hapja e kësaj aktakuze është e paqëndrueshme sepse ne e kemi pasur për detyrë t’i sigurojmë transportin këtyre nxënësve nga fshati”, kishte thënë Asllanaj.
https://kallxo.com/sali-asllanaj-aktakuza-ndaj-meje-e-paqendrueshme/
www.kallxo.com