Dezinsektim në zonë urbane - Foto: Ilustrim

Nesër nis dezinsektimi hapësinor në Prishtinë, ky është orari sipas lagjeve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të fillojë faza e parë e dezinsektimit hapësinor për vitin 2018.

Sipas njoftimit të Komunës, ky proces do të kryhet për herë të parë në gjashtë faza, duke përfshirë këtu gjithë sezonin gjatë të cilit janë aktive mushkonjat dhe insektet e  tjera.

“Sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6500 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Në njoftim thuhet se dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në ora 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

01 qershor : Aktash, Lagjja e Muhaxherëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit, Qyteza Pejton, Arbëria, Tophane;

02 qershor: Lakrishte, Dardania, Ulpiana, Prishtina e Re (Veternik), Zona Industriale, Lagjja Nic dhe Kazerma Adem Jashari.;

03 qershor: Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Kalabria dhe Kodra e Trimave;

04 qershor: Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe, Gërmi dhe Vneshtat;

05 qershor: Bernice e Eperme dhe Bernice e Poshtme, Barileve, Besi, Bardhosh, Kolovice dhe Kolovicë e Re, Prugovc, Teneshdoll dhe Vranidoll.

Komuna ka njoftuar se gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret të mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.

“Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, njofton Komuna e Prishtinës.