nga një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit. Foto: Kallxo.com

Nesër Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sipas njoftimit të Kuvendit, kryesia e tij pritet të mblidhet nesër në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të një grupi deputetësh.

Para se të votohej Qeveria Haradinaj, shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti paralajmëroi debat parlamentar për këtë qeveri.

Më pas Vetëvendosja, LDK-ja e Alternativa lëshuan sallën e Kuvendit.

Në një postim në Facebook Hoti deklaroi se debati parlamentar do të zhvillohet nesër në mesditë.