Ramush Haradinaj. Foto: Kallxo.com

Nesër mblidhet Këshilli për Sigurinë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur Këshillin e Sigurisë së Kosovës në mbledhjen e tij të rregullt.

Sipas njoftimit të zyrës për media të kryeministrit, takimi do të mbahet nesër me fillim prej orës 9:00.

“Në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend”,  thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në njoftim thuhet se pas mbledhjes do të ketë konferencë për media.