Nesër Mblidhen Studiuesit dhe Dashamirët e Shqipes

Në hapje të këtij seminari mysafirë do të jenë dhe Kryeministri Mustafa së bashku me kreun e Kuvendit Kadri Veseli.

Pjesëmarrësit në këtë seminar do të jenë nga 15 vende të ndryshme duke përfshirë Serbinë, Bullgarinë, Austrinë, Gjermaninë etj.

Deri më tash pjesëmarrjen e kanë konfirmuar më shumë se 100 mysafirë që do të vendosen në konviktet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Seminari është themeluar në vitin 1974, ndërsa që nga ajo kohë mbledh gjatë gushtit në Prishtinë ata që studiojnë dhe duan gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Vitin e kaluar KALLXO.com shkroi për këtë seminar.

http://kallxo.com/seminari-i-gjuhes-shqipe-kerkon-njohje/

Përfundon Seminari që Arrin të Mbledh Albanologët