Nesër mbahet konferenca shkencore ‘Teatri, mes artit dhe politikës’

Nën kujdesin e regjisores Elmaze Nura, profesoreshë e regjisë së teatrit në Fakultetin e Arteve- UP, nesër, duke filluar nga ora 10:00 në Institutin Albanologjik të Prishtinës mbahet konferenca shkencore një ditore “Teatri, mes artit dhe politikës”.

Konferenca si qëllim të saj ka shqyrtimin dhe trajtimin e zhvillimeve teatrore në vend, sidomos raportet e teatrit me politikën dhe zhvillimet tjera kulturore në vend.

Konferenca do të ketë dy sesione, në të parin, temë bosht do të jetë “Ndikimi i politikës në kulturën teatrore nacionale dhe në identitetin e saj”, kurse sesioni i II-të do të fokusohet në temën bosht: “Autonomia krijuese, estetika teatrore dhe politikat administrative”.

Në këtë event pritet të marrin pjesë emra të njohur të skenës teatrore në vend, sidomos kritik dhe historian të teatrit shqiptar.