Burimi Kallxo.com

Nesër jepet premiera e Baletit ‘Le Corsaire’

Baleti Kombëtar i Kosovës do të shfaqë,  nesër më 4 tetor 2018, në ora 20:00  në skenën e Teatrit Kombëtar premierën e baletit “Le Corsaire”.

Koreografia e shfaqjes është bërë nga amerikani Izrael Rodriguez, i cili për publikun kosovarë ka sjellë një version origjinal të baletit të njohur  “Le Corsaire” të kompozitorit Jules- Henri Vernoy de Sait Georges.

Stafi i shfaqjes, gjatë një konference të mbajtur sot për media, me rastin e premierës  ka sfiduar problemet e shfaqura, sidomos ato financiare dhe afërsisht 55 minuta sa zgjat shfaqja publiku do të ketë rastin të shohë një nga shfaqjet më të mira të dhëna ndonjëherë në skenën artistike në vend.

Ahmet Brahimaj, drejtor i BKK-së, ka deklaruar me këtë rast, se pavarësisht problemeve me financat që po përballet institucion që ia drejton, stafi ka arritur të jap një produkt final që i bën nderë artist skenik në vend.

“Stafi ka bërë një punë të mirë, duke sfiduar probleme që i kemi sa i prekt financimit, dhe kushteve, duke na sjellë një shfaqje me nivel, si aspektin teknik ashtu edhe artistik”, ka pohuar drejtori Brahimaj.

Kurse koreografi Rodriguez, i cili për herë të katër ndodhet në Prishtinë për realizimin e një shfaqje baleti, ka rrëfyer për punën që është bërë në përgatitjen e shfaqjes duke besuar se publiku do të jetë ai që do të jap vlerësimin final.