Nesër hapet ekspozita ‘Studio Alix: një shekull fotografi të Pireneve’

Aleanca Franceze në Prishtinë do të hapë nesër, më 20 tetor 2018, ekspozitën “Studio Alix: një shekull fotografi të Pireneve”,

Ekspozita do të hapet në ora 11:00, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe ambasadori i Francës në Kosovë.

Janë rreth tridhjetë fotografi të peisazheve dhe shoqërisë së Pireneve të shekullit të XIX-të, që do të ekspozohen dhe që pasqyrojnë veçanërisht praktika baritore të ngjashme me ato të maleve të Kosovës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur  deri më 3 nëntor edhe propozimi për organizimin e saj ka ardhur nga  shoqata franceze “Écrits de lumière”.

Po nesër (e shtunë), kuratori i ekspozitës, fotografi francez Loïc Chauvin, specialist i fotografisë shqiptare, do të organizojë një masterclass rreth historisë fotografisë shqiptare për studentët dhe fotografët.

Ky masterclass do të mbahet në ora 16:00 në Kino ARMATA .