Arkiva - Foto: KALLXO.com

Nesër Fillon Gjysmëvjetori i Dytë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2017/2018 në të gjitha shkollat e Kosovës fillon sipas kalendarit shkollor të hënën, më 15 janar 2018.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ua uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e gjysëmvjetorit të dytë dhe uron që kjo pjesë e dytë e vitit shkollor të përcillet me arritje të mëdha në mësimdhënie dhe mësimnxënie./21Media